Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të shqetësuar për futjen në skemën e TVSH-së por edhe të frikësuar nga kontrollet tatimore që mund të vërshojnë pas protestës si dhe refuzues ndaj politizimit të protestës së tyre, bizneset e vogla dhe pronarët si rrallë herë nuk kanë qenë miqësorë me median e pranishme.
Kjo ka qenë panorama e orës 11:00 në Tiranë nëpër tregjet e kryeqytetit ku ishte njoftuar protesta e mbylljes se qepenëve e mbështetur nga opozita.
TREGU USHQIMOR
300 BIZNESE
Në tregun ushqimor ku veprojnë 300 subjekte, pjesa më e madhe u solidarizuan me qepenmbylljen.
Por pati dhe nga ata që nuk deshën të përfshihen, madje debatuan me deputetët e opozitës.
Tregtarja replikon me Halim Kosovën: Pse ke ardhur, a ke ardhur për popullin këtu?
Halim Kosova: Po.
Tregtarja: Shikoni nga ata që janë xhepa të mëdhenj.
Tregtari: Keni hapur këtu supermarkete në tërë lagjen.
"Ti mos merr fatura, mbështete Edi Ramën nëse je i kënaqur me të".
Tregtari: Ky është mendimi i masës, si vë deputeti tërë farefisin në punë?
Halim Kosova: PD nuk ka detyruar asnjë të mbyllë apo të hapë. Këta kanë gjykuar vetë, mesa kam informacion është insiativë e Shoqatës së Biznesit, nuk ka asgjë të keqe. Secili të veprojë si e mendon vetë.
Silva Caka: Oligarkia e ka të pamundur, do të hajë dhe thërrimet e fundit që mbeten në tavolinë dhe vendosi për ta ulur dhe vendosën këtë masë shumë represive ndaj biznesit shqiptar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biznesi-sot-ne-proteste-ulen-qepenat-1-ore-kunder-vendosjes-se-tvsh-se