Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjovalin Bardheti sëbashku me fëmijën 9 muajsh ka kaluar natën në Shkodër. Mëngjesin e së martës (10 prill) ka dalë sërish në kryqëzimin e Stom Golemit për të gjetur një furgon që udhëton drejt Dukagjinit, pasi një ditë më parë nuk mundi të shkonte në banese. Transporti publik u bllokua nga frika e kontrolleve të postobllokut të ngritur nga policia në rrugën e Prekalit.
Banor, Gjovalin Bardheti: Kam dy ditë me fëmijën dhe nuk kam mundur të dal. Furgonët nuk kanë dalë dhe unë nuk mund të lëviz.
Banorët e zonës së Dukagjinit e quajnë absurde këtë masë të marrë duke theksuar se policia i di problemet e këtyre fshatrave dhe i ka të skeduar personat me precedentë, prandaj nuk ka pse tu vendosë pengesa e kontrolle të tilla.
"Më lehtë është të shkosh në Amerikë e Angli. Nëse shteti ka dyshime tek ndonjë person le ta arrestojnë por të pafajshmin ta lënë të lirshëm" thotë një banor tjetër
Një pjesë e madhe e tyre dalin në malësitë e Dukagjinit gjatë verës, pasi në dimër rruga bllokohet nga dëbora, e cila ende segmentin nga Qafa e Thores e mban të izoluar. Burime nga policia e shtetit thonë se postoblloku 24 orësh bën skanimin e çdo personi dhe mjeti që i drejtohet Dukagjinit, për të frenuar çdo tentativë të kultivuesve të kanabisit që të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre atje. Qofte për krah punëtorë, apo mjete të tjera që nevojiten për trajtimin e bimëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dukagjinit-i-rikthehen-vizat