Në datën 10 Maj, Mministinistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të hapë aplikimet për subvencionet në buqjësi që vijnë nga fondet e Bashkimit Europian, pjesë e skemës IPARD.
Gjatë një takimi me fermerë, ministri Niko Peleshi tha se fillimisht do të jenë në dispozcion skemat vetëm për fermat dhe agropërpunimin, e në muajt në vazhdim do të shpallen edhe fushat e tjera.
Por përveç hartimit të programit dhe biznes planit për të përfituar nga paratë që japin skemat në formën e granteve, një tjetër pengesë për fermerët është formalizimi, vetëm 10% e tyre kanë nipt.
Janë 74 milionë Euro për 2018-ën që do të jepen si subvencione vetëm nga projekti i Bashkimit Europian, ndërsa 20 milionë të tjera po financohen nga buxheti i shtetit.