Veliaj i jep Virginio Merolas “çelësin e qytetit” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkëpunimi mbi punësimin e te rinjve dhe projektet konkrete ne fushën e agroturizimit, ishin ne qendër te takimit qe Kryetari i Bashkisë se Tiranës Erion Veliaj zhvilloi me kryetarin e Bashkisë se Bolonjes Virginio Merola, i cili vlerësoi punën e bere deri me tani ne Tirane.?Këtu punojnë shumë italianë, të shumtë janë edhe shqiptarët që jetojnë në qytetin tim. Tirana është një qytet që po rigjenerohet falë punës suaj. Qytetet e hapura janë qytetet me të ardhme sepse tërheqin njerëz, inteligjencë dhe kështu kontribuojnë në zhvillimin e së ardhmes. Ne nuk duam të bëjmë një binjakëzim të zakonshëm, per projekte konkrete. Ndaj nga sot lind një bashkëpunim i ri?Kryebashkiaku Veliaj tha se Bolonja është kthyer në shtëpinë e dytë për shumë studentë shqiptarët, të cilët në përfundim të studimeve rikthehen për të vendosur dijet e marra në shërbim të zhvillimit të qytetit.?Bolonja është një qytet që mirëpret shumë studentë shqiptarë, të cilët e kanë kthyer atë qytet në shtëpinë e tyre. Shumë ish-studentë të Bolonjës sot punojnë në Bashkinë e Tiranës. Më vjen mirë që bashkë me shkëmbimet që patëm sot, patëm edhe kënaqësinë e veçantë të shikojmë se si një investim që Bolonja bën tek studentët, i rikthehet qytetarit të Tiranës në formën e administratorëve të mirë, që na vijnë nga Bolonja në Tiranë?,Një pikë e rëndësishme e diskutimit mes dy homologëve ishte edhe rritja e bashkëpunimit në fushën e agrobiznesit.?Bolonja ka fuqizuar shumë agrobiznesin. Po shikojmë ide që kanë funksionuar në periferitë e Bolonjës. Tirana është e bekuar me natyrën që ka në periferi, siç janë fshatrat me produktet e tyre. Ambiciet tona për agroturizëm dhe për mënyrën se si fuqizojmë zonat periferike të Tiranës mund të realizohen fare mirë me bashkëpunimin e Bolonjës.?Në shenjë miqësie dhe të bashkëpunimit mes dy qyteteve, Veliaj i dorëzoi homologut të tij ?Çelësin e Qytetit?

Free Traffic Exchange