Ora News - Veliaj: Politika të shqetësohet më shumë për gjeneratat sesa për zgjedhjet

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se ka ardhur koha që politika shqiptare të shqetësohet më shumë për gjeneratat sesa për zgjedhjet e ardhshme.

Duke folur për seminarin me temë 'Keqpërdorimi i burime administrative gjatë procesve zgjedhore', Erjon Veliaj tha se zgjedhjet janë njëherë në katër vite, ndërsa puna për gjeneratat duhet të përditshme.

Ai tha se çështja e mungesës së besimit është një nga problemet kryesore të proceseve zgjedhore në Shqipëri.

Erjon Veliaj: "Fokusi në gjeneratën tjetër dhe jo detyrimisht vetëm në zgjedhjet tjera do të jetë mandrra e çdo politikani e është diçka që ne në këtë qytet e praktikojmë në mënyrë të përditshme. Një nga defiçitet tona që ne kemi në proceset tona zgjedhore është mungesa e besimit dhe dyshime që gjithmonë tjetri do të bëjë një hile."

Në prani të përfaqësuesve të organizatave partnere si OSBE dhe Këshilli i Evropës, deputeti socialist Ervin Bushati e vuri theksin tek integrimi i Shqipërisë duke përmendur suksese në disa reforma.

Ervin Bushati: "Ne mendojmë se gjatë këtyre viteve Shqipëria ka ecur me shpejtësi, ka bërë shumë për të qenë sa më pranë Evropës dhe mendojmë se e meritojmë si një popull në mes të Evropës, në zemër të Evropës, Ballkani është në qendër të Evropës, që të jemi sa më shpjet pjesë e saj. Vetëm në vitet e fundit ne kemi ndërmarrë një reformë territoriale e cila e ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore hartën e Shqipërisë."

Aktiviteti në fjalë u organizua nga Asambleja e Këshillit të Evropës në bashkëpunim me Kuvenin e Shqipërisë dhe Komisionin e Venecias.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-politika-shqiptare-te-shqetesohet-me-shume-gjeneratat-se-sa-zgjedhjet-e-ardhshme

Free Traffic Exchange