Avokado është cilësuar si një super ushqim me mijëra përfitime. Dhe këtë e thonë dietologët dhe ekspertët.
Avokado njihet për yndyrat e tij të mira, ose ato që organizmi ynë ka nevojë për t?i prodhuar në mënyrë që të ketë energji të mjaftueshme. Ky frut nuk lejon që në zonat më problematike të trupit të krijohet celuliti. Megjithatë, si për të gjithë gjërat, edhe me avokadon është mirë që të mos e ekzagjeroni.
Avokado përmban sasi të mëdha të vitaminës K, C, B5, B6, E, folat, magnez, mangan, zink, bakër, hekur, dhe fosfor.
Po ashtu kivi njihet veçanërisht për kapacitetin për të ndihmuar në tretje falë përmbajtjes së lartë të fibrave, por përmban edhe shumë kripëra minerale dhe vitamina, sidomos vitaminën C.
Kivi jep efekte pozitive edhe te sistemi imunitar, duke e forcuar atë ndërsa lufton edhe radikalet e lira.
Të përziera së bashku këto dy fruta përbëjnë një masë tejet të shëndetshme për fëmijët tuaj. Kjo recetë sipas blogeres së ushqimit Kriti Janku rekomandohet tiu jepet fëmijëve pas muajit të 8-të.