Shehi krah biznesmenëve te Tregu Elektrik: Qeveri arrogante, s'merr vesh nga ekonomia

2018-05-14 0

Deputeti demokrat, Dashamir Shehi, i është bashkuar protestës së biznesit të vogël në kryeqytet. Shehi ka shkuar këtë paradite te Tregu Elektrik, aty ku bizneset kanë ulur qepenat.

Për mikrofonin e Report Tv, Shehi deklaroi se kjo është një protestë simbolike për t?i dhënë një shenjë qeverisë se taksa e vendosur është arrogante.

?Kemi ardhur për të mbështetur këtë protestë simbolike, vetëm një orë, nuk e dëmton biznesin, por për t?iu dhënë një shenjë këtyre që vënë taksa në mënyrë arrogante. Këta me zor mbajnë veten, ndaj taksa është e tepërt, dëmton tregun e punës, biznesin e vogël në përgjithësi. Nuk është kjo rruga për të zgjidhur problemet qeveria. Është shumë e parëndësishme taksa, dhunë ndaj më të varfrit, me krijuar psikozën se kjo qeveri mund të marrë gjithçka. Ky është motivi i vetëm?, tha Shehi.

Free Traffic Exchange