Ora News - Kodheli: Radarët i kam gjetur të fikur, akuzat janë trillime

2018-05-14 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E ftuar në Tonight Ilva Tare, kryetarja e Komisionit të Jashtëm dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli deklaroi se akuzat për fikjen e radarëve nga ushtria ishin trillime nga një person. Kodheli tha se radarët i gjeti të gjithë të fikur dhe i vuri në punë një e nga një.

Mimi Kodheli: "E them me kompetencë të plotë dhe sigurinë më të madhe që radarët i kam gjetur të gjithë të fikur dhe kanë filluar të vihen në punë një e nga një dhe funksionojnë më mirë se çdo strukturtë, instituticion apo instrument tjetër në Shqipëri. Radarët e Forcës së Armatosur të ushtrisë shqiptare kanë qenë të gjithë të fikur për arsye që i dinë ata që drejtuar deri në 2013. Kanë qenë të fikur, ka pasur 0 naftë për të patrulluar bregdetin. Flas nga pikëpamja ushtarake, jo nga pikëpamja policore apo ndonjë strukture tjetër. Ka qenë 0 gatishmëria në det."

Kodheli u shpreh kundër tarifës për Rrugën e Kombit nëse nuk ka një rrugë tjetër alernative, por dhuna gjatë protestës së zhvilluar për deputeten ishte një skenar për të destabilizuar Shqipërinë.

Një javë përpara dhënies së rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë, Kodheli pohoi se këtë vit Shqipëria do të çelë nëgociatat, por pa dhënë një datë

Mimi Kodheli: "Shqipëria do ti hapë negociatat këtë vit."

Ilva Tare: Në fund të vitit apo në qershor?
Mimi Kodheli: "Këtë vit do ti hapë."

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kodheli-radaret-i-kam-gjetur-te-fikur-akuzat-jane-trillime

Free Traffic Exchange