Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Treni i linjës Shkodër-Tiranë përplasi një kamionçinë tek shinat e trenit në fshatin Pllane të Lezhës.
Pas përplasjes kamionçina ka përfunduar në një kanal.
Aksidenti u shënua mëngjesin e sotëm (10.04.2018), rreth orës 08:30.
"Mjeti tranporton mallra, me drejtues shtetasin A.P. 44 vjeç, banues në Spiten. Në furgon kanë qenë përveç drejtuesit , edhe 2 shtetas të tjerë. Lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe njëri nga pasagjerët E.Gj. 38 vjeç, banues në Spiten, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën" informon policia e Lezhës, raporton Ora News
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/treni-i-linjes-shkoder-tirane-perplaset-me-kamioncinen