Artistet prezantojne nje projekt tjeter per Teatrin Kombetar

2018-05-14 2

Krahas projektit të qeverisë për një teatër të ri kombëtar, edhe një grup artistësh prezantoi mbrëmjen e së hënës një projekt alternativ të arkitektit Vladimir Bregu. Projekti i artistëve synon në rikonstruksionin e godinës ekzistuese.

Sipas arkitektit, projekti arrin në vlerën e 10 milionë Euro, ka 8 hyrje dhe 460 vende për publikun. Fasada e tij do të jetë prej metali dhe xhami.

Edhe këtë herë aktori Bujar Asqeriu është tregua i ashpër ndaj idesë për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri.
Për publicistin Preç Zogaj, beteja për të mos shembur Teatrin Kombëtar është një betejë për statusin dhe historinë e artit në shoqëri.

Projekti i propozuar nga artistët parashikon një godinë me 4 kate. Salla do jetë me sistem të kondicionuar dhe me të gjitha parametrat bashkëkohorë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange