Ora News - Krasniqi: Rruga e Kombit duhet të konsiderohet e një rëndësie të veçantë

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se Rruga e Kombit është me interes strategjik dhe do të duhet të konsiderohej e një rëndësie të veçantë.

Krasniqi: Të gjithë e pranojmë që nuk është rrugë dosido, për të shkuar në plazh. Është rrugë që ka karakter strategjik, rëndësi shumë të madhe për Kosovën dhe është burimi kryesor i turizmit në Shqipëri.

Qoftë për këto tre arsye, ajo do të duhej të konsiderohej e një rëndësie të veçantë.

Për këtë duhet të kishte një kompromis të gjerë politik dhe midis elitave pavarësisht se kush vjen në qeveri dhe minimalisht do të duhej që nëse nuk arrihej kompromisi midis forcave politike për arsye të ndryshme të agjendave të ndryshme, do të duhet të kishte një kompromis afatgjatë me përfaqësuesit e banorëve në zonat përkatëse, me këshilla bashkiak qoftë të Mirditës, Lezhës, Kukësit dhe me qeverinë në Kosovë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krasniqi-rruga-e-kombit-duhet-te-konsiderohet-e-nje-rendesie-te-vecante