Sallë me 8 hyrje dhe 460 vende për publikun.
Artistët kanë paraqitur sot variantin e tyre për Teatrin Kombëtar, si alternativë ndaj projektit të paraqitur nga qeveria për një gjë të tillë.
Grupi i arkitektëve që kanë prezantuar projektin dot janë Vladimir Bregu , Drilon Zaimi dhe Ejona Belegu.
Projekti parashikon rikonstruksionin e tetarit aktual, i cili kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.
Pedagogu Përparim Kabo, i cili e mbëhstet kauzën e artistëve, e kundërshtoi me forcë synimin e qeverisë për ta shembur godinën ekzistuese.
Kujtesa e tyre nuk kalon nga kjo godinë, ata nuk e kanë parë këtu Mbretin Diell, ata s?e mbajnë mend Hamletin, as kthimin e Damës Plakë. 140 përfaqësuesit e popullit shqiptar që keni marrë votën tonë, nuk e dini çdo të thotë që të shembet godina e tetatrit. 27 vjet parlament pluralist, a dini të jetë zhvilluar një seancë e vetme parlamentare për kulturën, për teatrin, për cirkun, për edukimin e fëmijëve me art. Ndaj kemi fëmijë të ngujuar, njaj kemi krime, ndaj kemi mitmarrje dhe korrupsion. Nëse shembet, nga ministrja e kulturës dhe kryeministri, parlamenti dhe shoqeëria nuk mund të heshtin, media s?mund të bëjë lojëra të dyfishta. OJF-të që marrin paratë e donatorëve, të mos fshihen vrimave, por të vijnë këtu të mbrojnë teatrin e kombit.