Report TV - Kërcënimet e Serbisë, paralajmëron Thaçi: Do ju përgjigjemi me pushkë!

2018-05-14 0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në manifestimin e përditshmë ?Ditët e Shqipes?, i cili mbahet për nder të përvjetorit të Betejës së Koshares, ka deklaruar se Kosova e ka fituar pavarësinë e saj falë rënies dhe gjakut të dëshmorëve.

Gjithashtu në këtë manifestim, Presidenti Thaçi ka folur edhe në lidhje me kërcënimet, që sipas tij, vijnë nga Serbia, duke deklaruar se populli i kosovës do t?i përgjigjej me pushkë.

?Këtyre kërcënimeve do t?u përgjigjemi ashtu si ju janë përgjigjur 19 vite më parë luftëtarët e lirisë, me pushkë?, është shprehur Thaçi duke shtuar se ishte sakrifica e dëshmorëve ajo që ishte shtysë për kosovën dhe rrugën e saj drejt BE-së.

Kjo deklaratë e Thaçit vjen në një moment ku tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur, që pas arrestimit të Shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Pas arrestimit të Gjuric mediat e kosovës kanë deklaruar se avionë ushtarak të serbisë kanë fluturuar në kufi.