Ironia: Disfatë e Soros në Hungari, triumf në Shqipëri

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zgjedhjet e së dielës në Hungari dhe rikonfirmimi i Viktor Orban si kryeministër ishin në fokus të analizës së mbrëmjes së sotme të emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Zgjedhjet në Hungari të ditës së djeshme u ndoqën me shumë interes në Europë. Por janë interesante dhe nga pikëpamja shqiptare. Arsyeja është se në Hungari nuk u ndeshën thjesht dy palë politike hungareze por u ndeshën nga njëra anë kryeministri në fuqi Orban dhe në anën tjetër ishte Xhorxh Soros, i cili është përbetuar se do ta rrëzojë nga pushteti Orban disa herë. Orban i fitoi këto zgjedhje, të tretat rresht duke marrë madje një shumicë super prej 2/3 të ulëseve të parlamentit hungarez. Kundërshtarët e tij as nuk llogariten.

Çfarë ka rëndësi për Shqipërinë? Ka një ironi. Nëse ka një vend ku Soros ka investuar shumë është Hungaria, sepse Soros ka lindur në Hungari 87 vite më parë, në gusht mbush 88 vjeç. Është larguar nga Hungaria 18 vjeç drejt Perëndimit, një histori pak e dyshimtë. Soros ka investuar shumë në vendlindje për të sjellë në pushtet politikanët që donte. Hungarinë e ka pasur fushën e tij të parapëlqyer të eksperimentimit politik-shoqëror dhe arriti një rezultat të kundërt çuditërisht. Ndoshta jo dhe aq, sepse hungarezët u prekën në dinjitet nga ky njeri që nga njëra anë vë pasurinë e tij duke sulmuar dhe shkatërruar monedhat e ndryshme të vendeve të botës, ndër to edhe europiane.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ironia-disfate-e-soros-ne-hungari-triumf-ne-shqiperi

Free Traffic Exchange