Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni investigativ "BOOM" solli mbrëmjen e sotme denoncimin e Besnike Sada, e cila ka udhëtuar nga Burreli në Tiranë për t'i dhënë zë shqetësimit të saj në lidhje me djalin Jurxhinin 17 vjeç, i diagnostikuar me prapambetje te lehte mendore.
Besnike Sada: E kisha te regjistruar te shkolla "Karl Gega" dhe si çdo moshatar kishte probleme me moshataret e tij. Herën e fundit ka shkuar burri dhe i kane thene ploteso deklaraten dhe e terhoqi djalin. Ështe me mjekim per prapambetje te lehte mendore dhe çrregullim te sjelljes. Gjithashtu kam patur probleme me akomodimin ne konvikt. E regjistrova te kovikti i Hoteleri Turizmit, pasi bera pagesen dhe gjithçka me thane qe nuk mund ta mbajme sepse ky femije quhet hiperaktiv dhe kemi frike mos na sjellq ndonje shqetesim. Sot nuk e kam as ne shkolle as ne kovikt. Si çdo prind kam deshire qe femija te perparoj sidomos ne kete kategori qe eshte i imi.
Nën/drejtoresha: Profesorët e praktikës fiknin dritat se fuste duart në korent
"BOOM" iu drejtua shkollës së mesme profesionale "Karl Gega" per te kuptuar arsyet e largimit te Jurxhinit.
Në këtë shkolle ishin dhe femije te tjere me probleme por sipas Nen/drejtoreshes se shkolles Jurxhini ishte teper agresiv dhe ishte e pamundur mbajtja.
Ajo thotë se në perfundim, vete babai e ka larguar megjithese mund te kete qene dhe ne presion per shkak te problemeve qe ai kishte me moshataret e tij.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-halli-i-nje-prindi-nga-burreli-qe-shkolla-dhe-konviktet-nuk-i-pranojne-djalin