Komisioni Europian vlerëson kryebashkiakun Veliaj - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Europian i jep Erion Veliajt çmimin ?Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom?. Çmimi iu dorëzua në Bruksel, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar në Parlamentin Europian.
?Jam shumë i lumtur që Tirana sot krenohet si kryeqyteti më miqësor me Komunitetin Rom. Është mënyra më e mirë për të shpërblyer punën e të gjithë atyre që kanë punuar për të zgjidhur disa tema shumë të rëndësishme në qytetin tonë, duke filluar nga çështja e strehimit për komunitetin rom te ?Bregu i Lumit?, te Liqeni Artificial apo në zonën e Shkozës. Sot, përtej histerisë, familjet rome janë sistemuar në vende shumë më komode, për të vijuar më pas me arsimimin e fëmijëve, shërbimin e shëndetësisë apo ndihmën ekonomike.?Kryebashkiaku shtoi se kjo sjellje ndaj këtij komuniteti e çon Shqipërinë më afër Bashkimit Europian.?Duke dhënë shembullin se si sillemi si europianë brenda Shqipërisë dhe brenda Tiranës, patjetër që kemi gojë të kërkojmë që të avancojmë në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian tani, me statusin e kandidatit, që përkthehet në ?fillim të negociatave për anëtarësim.?Ceremonia e dhënies së çmimit u organizua nga eurodeputetja Soraya Post, dhe Drejtori për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson.