Një furgon me 25 pasagjerë është përmbysur në aksin Elbasan-Qerret në fshatin Sericë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk ka pësuar lëndime. Furgoni me pasagjerë ishte duke u kthyer nga Elbasani në drejtim të fshatit Sericë në momentin që është aksidentuar.
Sipas burimeve për Report Tv, pasi ka xhiruar njëra gomë, mjeti ka filluar të ikë mbrapsht. Drejtuesi ka tentuar ka kthyejë në skarpat për të shmangur greminën dhe mjeti është batuar. Pas njoftimit, ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, por sipas policisë fatmirësisht aksidenti ishte pa pasoja për jetën e pasagjerëve