Ora News - Kryemadhi për procedimin penal nga policia: S’më tremb Rama dhe as Ambasadorët

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk më tremb as Rama dhe as Ambasadorët. Ndryshe nga kryetari i PD-së, kryetarja e LSI shkoi dhe më tej e pyetur për procedimin që policia ka nisur ndaj saj edhe ndaj deputetëve të PD-së dhe LSI-së si organizatorë të protestës së ditës së enjte. Deklarata e Kryemadhit është bërë gjatë një takimi me artistët ku edhe ajo premtoi mbështetje për të mos e shëmbur Teatrin Kombëtar.

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha, e quajti procedimin penal ndaj opozitës si hetuesi politike Rama-Marku, Monika Kryemadhi shkon më tej duke thënë që nuk i trembet Ramës dhe as Ambasadorëve, por vetëm votës së shqiptarëve.

Kryemadhi: Mua nuk më shqetëso fare procedimi penal. Mua nuk më gjykon dot as Edi Rama, as Ambasadorët, as Brukseli as Amerika. Mua më gjykojnë vetëm shqiptarët me votë. Unë këtu jam, në rrugët e Tiranës jam. Si të duan, ndaç me polici, ndaç pa polici Monika Kryemadhin e kanë në këmbë me çizme dhe pa çizme.

Por xhesti i gjuatjes me çizme në drejtim të kryeministrit Rama duket se do ta shoqërojë kryetaren e LSI-së për gjatë. LRI i bëri asaj surprizën për ditëlindje, një tortë me çizme ku ishte shkruar një poezi ku kjo fjalë ishte përdorur katër herë dhe që mbyllej pikërisht me shprehjen GUXO, LUFTO, FITO MONA! Dhe ku kryetarja e LSI-së ka kërcyer edhe vallen e Kukësit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-nuk-me-tremp-procedimi-me-kane-ne-kembe-me-dhe-pa-cizme