Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesi i vogël në të gjithë Shqipërinë do të ulë qepenat për një orë në shenje proteste kundër përfshirjes në TVSH. Në një tryezë të përbashkët me përfaqësues të biznesit, kreu demokrat kërkoi qëndresë kundër qeverisë që do të shkatërrojë ekonominë. Vetë biznesi premtoi protesta deri në anullimin e përfshirjes në TVSH. Sipas Bashës, ulja e pragut për përfshirjen e biznesit në TVSH ka si synim një tjetër koncesion të qeverisë Rama.
Të martën nga ora 11 deri në 12, biznesi i vogël e i mesëm në vend do të ulë qepenat në shenjë proteste kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Në këtë kuadër kreu i PD-së organizoi një tryezë me përfaqësues të biznesit dhe kërkoi qëndresë kundër kësaj nisme.
Basha: Ngrihuni, refuzojeni, ulni qepenat, bojkotoheni rritjen e TVSh-së me të gjitha format dhe mënyrat që qindra e mijëra anembanë Shqipërisë, do ta detyroni sprapsjen e kësaj mase kriminale dhe shkatërrimtare për ekonominë. Dhe ne do të na keni në krah. Jemi në krahun tuaj sot. Do të jemi në krahun tuaj nesër në grevën që keni paralajmëruar në të gjithë Shqipërinë nga ora 11 deri në 12 dhe do të jemi në krahun tuaj derisa kjo betejë të fitohet dhe derisa ta çmontojmë këtë bandë kriminale që di vetëm të grabisë dhe të ushtrojë padrejtësi ndaj njerëzve.
Përfaqësuesit e biznesit premtuan se do të protestojnë deri në momentin që qeveria të ndërmarrë një vendim për anullimin e TVSH-së. Ata ftuan të gjithë biznesin që të bashkohen në këtë kauzë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biznesi-i-vogel-me-tvsh-basha-grabit-shumicen-dhe-ja-jep-pakices