Mjaft i zhgënjyer me mënyrën se si administrohet sot Teatri Kombëtar dhe se si përzgjidhen aktorët për shfaqje të ndryshme është shprehur aktori Igli Zarka. Duke komentuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV mbi dramën e bujshme të vitit të kaluar ?Equus? të regjisorit boshnjak Dino Mustafiç ku 26 vjeçari u bë artisti i parë që interpretoi nudo në teatër, Zarka është treguar kritik ku foli madje për presione ndaj aktorëve.
?Në Teatrin Kombëtar duhet të pranoja patjetër (rolin) pavarësisht lojërave që bëhen nga njerëz të vegjël. Në teatër, sidomos në atë kombëtar ka presione të vogla që po të mos jesh i sigurt në vetvete, po të mos kesh dinjitet, të shkelin jo vetëm me këmbë, por të vënë edhe divanin lart. Unë për rolin , kam fituar audicionin dhe kjo më ka bërë të rrezikshëm për gjithë sistemin, sepse nuk funksionon sistemi që futesh në audicion për t?u futur në Teatër Kombëtar.