Ora News - Një vit pa Artan Cukun, Nishani: Borxhi i shtetit ndaj ish-komisarit mbetet i pashlyer

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një vit pa Artan Cukun, por miqtë janë ende pranë familjes së oficerit që karrierës që u qëllua pabesisht më 8 prill të vitit që shkoi, pranë shtëpisë së tij, te "Rruga e Kosovarëve" në Tiranë.

Me qindra oficerë policie, përfaqësues të prokurorisë, aktorë të rëndësishëm të politikës dhe të komuniteteve fetare u mblodhën këtë të shtunë për të përuruar librin "Artan Cuku in memoriam"

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Dibrës, i dhuroi familjes titullin e qytetarit të nderit.

Dokumentari për Artan Cukun, i përgatitur me mjeshtri nga organizatorët përloti familjarë e kolegë.

Nga nëndrejtor i Tiranës ai shkoi si kryepolic i Vlorës. Gazetarët ishin miqtë e tij.

"Kur morëm vesh që shkoi Tani, unë i them që të kanë vlerësuar që të kanë cuar aty, sepse duhej një njeri që ta sjellë në terezi Vlorën, se s'ka mundësi tjetër "

Tani ishte bashkëshort dhe baba i përkushtuar.

Pas largimit nga Vlora, Tan Cuku u la në dispozicion. Pas kësaj krijoi një kompani private sigurie, derisa u qëllua për vdekje.

Mikel Shallari është arrestuar si ekzekutori, por nuk ka rrëfyer porositësit e madje e ka ndryshuar disa herë dëshminë, duke mohuar krimin. Tonin Vocaj u ndje bosh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-vit-pa-artan-cukun-ja-si-e-kujtojne-miqte-ish-drejtuesin-e-policis