Kosovarët drejt bregdetit, shfrytëzojnë motin e mirë dhe pezullimin e tarifës në Rrugën e Kombit

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët kosovarë iu drejtuan bregdetit shqiptar të favorizuar nga fundjava me mot të mirë dhe pezullimit të tarifës për qarkullimin në lëvizjen e rrugës së Kombit, pas protestës së qytetarëve kuksianë.

Deri në mesditen e së dielës, traun e doganës së Morinit e kaluan 700 automjete, ndërsa fluksi shënoi rënie në orët e pasdites. Në pikën doganore u punua me 5 sportele, për të menaxhuar fluksin e lartë të udhëtarëve.

Tarifa tashmë e pezulluar për qarkullimin e rrugës së Kombit ka shkaktuar debate të forta në të dy anët e kufirit.

Qytetarët nga Kosova e pranojnë pagesën si të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrugës, por nga ana tjetër mbështesin nevojën e lehtësirave për banorët e Kukësit.

Debate ka edhe për efekte të supozuara negative të tarifës në numrin e pushuesve nga Kosova. Por ky qytetar, thotë se nuk ka pagesë që i ndal ata të vizitojnë Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kosovaret-drejt-bregdetit-shfrytezojne-motin-e-mire-dhe-pezullimin-e-tarifes-ne-rrugen-e-kombit