Besimtarët ortodoksë kanë festuar sot festën më të rëndësishme atë të pashkëve. Mesazhe urime dhe paqeje janë përcjellë së shumti prej tyre. Ndërsa, kryepeshkopi Anastas Janullatos I ftoi besimtarët të gëzojnë për fitoren e dretësisë mbi padrejtësinë.Kjo është një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë, Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq. Në këtë festë të bekuar nuk mund të mungonte urimi i kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili dha edhe një mesazh të qartë për të gjithë besimtarët.Prej mëse tre ditësh edhe besimtarët korçarë, i janë bashkuar riteve fetare të Pashkëve që nga e Premtja e Zezë e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq, dhe sot, në ditën e ringjalljes së Krishtit. Ringjallja e Krishtit u kremtua dhe në qytetin e Elbasanit. Në Shkodër dhe Lushnjë ku besimtarët ortodoksë në Shkodër festuan ngjalljen e Krishtit.