Benzinë klinikës se gjinekologjise, policia arreston autorin

2018-05-12 2

Një 27-vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës, pasi tentoi të digjte me benzinë klinikën private të mjekut gjinekolog Bejkush Shehu. Mbrëmjen e së shtunës, Musto Kapaj ka lyer me benzinë klinikën dhe ka tentuar ti vejë flakën, por është ndaluar nga uniformat blu. Sipas mjekut Bejkush Shehu, 27 vjeçari e ka kërcënuar edhe dy herë të tjera, pasi e akuzon si shkaktar për vdekjen e motrës në Gusht të vitit 2017.

?Ka ardhur nja dy muaj pas vdekjes dhe më ka dhunuar këtu te klinika, mes me familjarësh e pacientësh, më ka goditur qëlluar më ka rrëzuar në shesh, mora raport mjekësor dhe policia e prokuroria nxjerr pas një muaji e gjysmë po ky person me thikë në dorë pas meje. Zoti më ka ndihmuar se po plotësoja në recetë dhe u ktheva me thikë në dorë me bisht të verdhë. Para një muaji ka patur një shenjë djegie, po mu duk e vogël, kurse dje i është vënë zjarri për së mbari klinikës time?.

Mjeku tregon se motra e agresorit kishte bërë më parë tre lindje me të dhe humbi jetën nga një komplikacion i rrallë.

?Pas një lindjeje normale me probleme madhore, gruaja ose motra e këtij vdiq për një diagnozë të parikthyeshme e të pariparueshme, që para një muaji erdhi përgjigjja nga mjekësia ligjore është emboli amniotike. Kush di 5 gramë nga mjekësia e di që është një vdekje mëse e sigurt. Është e rrallë, ndodh në të gjithë botën dhe ndodh vdekja?.

Sipas mjekut, i riu që po e përndjek njihet si person me probleme mendore. Ai disa herë është arrestuar dhe liruar nga policia për përndjekjen që i bën atij.