Fleckenstein dorën në zemër për Shqipërinë: Të nisin negociatat, për të rinjtë e këtij vendi

2018-05-12 0

Kur mbeten edhe 10 ditë nga dalja e raportit të Komisionit Europian nëse Shqipërisë do ti hapet drita jeshile për të çelur negociatat për anëtarësim në BE vjen një sinjal pozitiv dhe inkurajues.

Është raportuesi për Shqipërinë në Parlementin Europian Knut Fleckenstein I cili përmes një statusi në Facebook shpreh doza optimizmi për hapin e radhës dhe shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e nisur europian të vendit tonë.

?Javën e shkuar unë vizitova përsëri Shqipërinë. Konkluzimi im është i qartë. Ne duhet të nisim negociatat me këtë vend. Është shënuar progres por shumë punë mbetet për tu bërë. Asnjë dyshim?.

Ky është komenti Fleckenstein në Facebook.

Java e ardhshme hap siparin e një turi diplomatik në disa vende të Evropës për kryeministrin Edi Rama. Qëllimi primar i këtyre vizitave mbeten vendet që vijojnë të jenë skeptike për hapin e radhës që duhet të hedhë Shqipëria. Deklarimet e fundit të kryeministrit Edi Rama për çështjen e intergrimit gjatë muajve të fundit kanë qenë të njëjta. Sipas tij ka ardhur momenti që Europa ti thotë po çeljes së negociatave për anëtarësim. Pavarësisht problemeve të brendshme edhe opozita ka dhënë OK-in e saj për këtë çeljen e negociatave.