Ora News - Procedimi penal, Basha: Veprim qesharak i hetuesisë Rama-Marku

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Veprim qesharak te asaj q e quan hetuesi politike Rama-Marku, e cilësoi kryetari i opozitës Lulzim Basha, procedimin penal ndaj ti dhe disa deputeteve te opozitës për protestën 5 prillit ku u bllokuan disa nga akset rrugore ne vend. Basha tha se e ka pr nder që të procedohet bashke me qytetarët që kërkojnë fundin e një pushteti autokratik.

Basha: "Është një veprim qesharak i hetuesisë politike Rama-Marku, i cili ekspozon për fat të keq atë që kemi paralajmëruar prej kohësh dhe tani Edi Rama ka futur në dorë edhe drejtësinë.

Kjo është faza e fundit e autokracisë, ku grumbullohen të gjitha pushtetet. Unë e kam për nder që të procedohem penalisht bashkë me qytetarët që janë ngritur në një protestë legjitime, për të mbrojtur 11kuksianët e arrestuar padrejtësisht. Mbahen aty sepse janë ngritur kundër një faji të pranuar të Edi Ramës për vendosjen e traut dhe tarifës në Rrugën e kombit.

Beteja do të vazhdojë dhe askush prej nesh nuk trembet nga ky vendim qesharak të hetuesisë politike Rama-Marku. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Nuk na arrestojnë do të gjithëve".

Deklaratat e kryetarit t opozitës Lulzim Basha erdhën pas nj takimi q ai zhvilloi me kryetarin e Komunës Mitrovicës, Agim Bahtiri. Basha tha se opozita sht e vendosur t mos pronaoj asnjë barrier mes shqipris dhe kosove, prfshir tarfin e rrugës s kombit.

Basha: "Të lehtësohet komunikimi dhe të ulen kosto e shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe pjesë e pa diskutueshme e kësaj është qëndrimi i PD-së që të mos ekzistojë asnjë tarifë shtesë për rrugën e Kombit".

Kryetari i opozitës, tha se i ka dhënë mbështetje dhe ka inkurajuar kryetarin e bashkisë Mitrovicë për të vazhduar puna për bashkimin social dhe politik me pjesën tjetër të Kosovës kjo në kuadër të stabilitetit dhe integrimit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/procedimi-penal-basha-veprim-qesharak-i-hetuesise-rama-marku-sna-arrestojne-dot-te-gjitheve

Free Traffic Exchange