Policia ka njoftuar sot së në vijim të aksioneve të saj për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore, ka rënbë në pranga një person i lidhur me një ngjarje kriminale që tonediti Tiranën më datë 16 Shkurt 2018 ku mbetën të plagosur dy shtetas.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës per kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e ndalimin e shtetasit: Redi Palushi, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi Redi Palushi ishte i shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale "Vrasjes me paramendim? e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe ?Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak?, parashikuar nga nenet 78-25-22,278 të Kodit Penal.
Pasi me datë 16.02.2018, në rrugën ?Irfan Tomini?, gjatë një konflikti të çasti mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasi Gjon Pelivani dhe Renato Hoxha, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduariale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme.