Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi qytetarët që të bashkohen në rrugën e nisur duke nënvizuar se askush nuk mund t'i arrestojë të gjithë opozitarët. I pyetur për procedimin e nisur nga policia për protestën e së enjtes, Basha tha se ky është veprim qesharak i hetuesisë politike Rama-Marku.
Basha: Është një veprim qesharak i hetuesisë politike Rama-Marku, i cili ekspozon për fat të keq atë që kemi paralajmëruar prej kohësh dhe tani Edi Rama ka futur në dorë edhe drejtësinë.
Kjo është faza e fundit e autokracisë, ku grumbullohen të gjitha pushtetet. Unë e kam për nder që të procedohem penalisht bashkë me qytetarët që janë ngritur në një protestë legjitime, për të mbrojtur 11kuksianët e arrestuar padrejtësisht. Mbahen aty sepse janë ngritur kundër një faji të pranuar të Edi Ramës për vendosjen e traut dhe tarifës në Rrugën e kombit.
Beteja do të vazhdojë dhe askush prej nesh nuk trembet nga ky vendim qesharak të hetuesisë politike Rama-Marku.
Ndaj i bëj thirrje qytetarëve të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Nuk na arrestojnë do të gjithëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/procedimi-penal-basha-veprim-qesharak-i-hetuesise-rama-marku-sna-arrestojne-dot-te-gjitheve