Ora News në shtëpinë e kuksianëve, varfëria dhe frika për të ndaluarit

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga fshatin Nangë në Kukës, 4 persona janë në paraburgim si pjesmarrës në protestën kundër tarifës së Rrëgës së Kombit, për të cilët prokuroria ngriti akuzën e shkatërrimit të pronës.

Florin Onuzi, është njëri prej tyre. 35 vjeçari është baba i tre fëmijëve të vegjël 9, 7 dhe 1 vjeç.

Servet Onuzi është babai i Florinit, po qëndron në shtëpinë e djalit të tij pasi fëmijët, siç thotë ai, janë të traumatizuar.

Servet Onuzi: Në 3 të natës si me qenë kriminel. Ata thonë e kemi marrë në orën 10:00.

Në një shtëpi kuksianësh, mikpritja është vlerë. Përtej shqetësimit që ka Zimja, nëna e të ndaluarit, tregohet e mirësjellshme teksa na fton grupin e xhirimit të Ora Neës në shtëpi.

Besojnë se ndalimet janë politike. Për të dëshmuar këtë kërkojnë pamjet filmike, ndërsa e quajnë përndjekje të dytë pas periudhës komuniste kur internoheshin për bindje politike.

Servet Onuzi: Ka qenë ekonomike, nuk ka qenë politike. Selektimi i këtyre njerëzve është politik. Nuk ka bërë asgjë, lu lutem hapni kamerat. Nëse është djali im mbaj përgjegjësi me jetën. Nuk ka dëmtuar, asnjë djegie, asgjë. Në mënyrë shumë paqësore, qytetare. Dhe si traditë populli shqiptar, sidomos Luma nuk e pret njeri në besë. Por sistemi komunist na pret në besë.

Zimja kërkon drejtësi, duke besuar se akuzat e ngritura për djalin e saj janë të pavërteta.

Zime Onuzi: Të shkojë drejtësia në vend,djali të vijë në shtëpi. Shumë jam mërzit, shumë jam e tronditur. Edhe serbi në '99 nuk ka bërë këto masakra me popullin e Kosovës.

Mungesa e prindit është e thellë tek fëmijët, Sabina dhe Marsilda, të cilat kanë një javë që nuk shkojnë në shkollë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/oras-news-ne-shtepine-e-kuksianeve-varferia-dhe-frika-te-ndaluarit

Free Traffic Exchange