Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetra persona i janë përgjigjur kërkesës së shoqërisë civile për të protestuar para Kryeminsitrisë. Në mbështetje të 23 kuksianëve të ndaluar për Rrugën e Kombit , pjesmarrësit kanë vendosur një tra para hyrjes së qeverisë, duke kërkuar heqjen e tarifës së kalimit në rrugë.
?Më arrestoni edhe mua?, kjo ishte kryefjala e protestës së shoqërisë civile të zhvilluar para Kryeministrisë në shenjë solidarzimi kundër arrestimit të 23 kuksianëve për dhunën në Rrugën e Kombit.
Si simbol për të kundërshtuar vendosjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit është zgjedhur një tra i vendosur në hyrje të Kryeministrisë.
Aktivistë të shoqërisë civile, artistë, qytetarë të papunë, studentë dhe pedagogë u shprehen kundër taksave të larta.
Kishte edhe nga ata që e paralajmëruan qeverinë se protesta në Rrugën e Kombit mund të përsëritet para Kryeministrisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/trare-tek-kryeministria-nis-protesta-me-arrestoni-dhe-mua