Ora News - Tiranë, mbillen 140 pemë në përkujtim të efektivit të vrarë të RENEA-s

2018-05-12 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia i bashkohet aksionit të bashkisë së Tiranës për mbledhjen e pemëve, duke mbjellur 140 pemë të reja në pjesën jugore të Parkut të Liqenit Artificial.

Pemët u mbollën në kujtim të efektivit të RENEA-s, Elham Elezi, i rënë në krye të detyrës 20 vjet më parë në moshën 29 vjeçare, por edhe të të gjithë efektivëve të policisë së shtetit, të cilët kanë sakrifikuar jetën për sigurinë e qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sot detyra e çdo qytetari është të përkujdeset për qytetin ku punon dhe jeton.

Veliaj: I falenderoj shumë miqtë dhe familjen e dëshmorit të policisë, Elham Elezi. Në një moshë shumë të re dhe në vite shumë të vështira për Shqipërinë, ai dha jetën për vendin. Sot, teksa flasim për patriotizëm, unë besoj se mënyra se si familja e tij dhe miqtë e tij e përkujtojnë atë është një formë tjetër patriotizmi; sot është e nevojshme ta duam qytetin, ta mbajmë pastër dhe të përkujtojmë të dashurit tanë, me një stol, me një pemë.

Babai i Elham Elezit i falenderoi mes emocioneve punonjësit e policisë që kontribuan për përkujtimin e të birit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për sigurinë e qytetarëve, me mbjelljen e pemëve në Parkun e Liqenit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-mbillen-140-peme-ne-perkujtim-te-efektivit-te-vrare-te-renea-s