Ora News - Gjoba transportit publik, 19 shoferë shkaktonin rrezik në rrugën Tiranë-Durrës

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia rrugore nis aksionin për të ndëshkuar drejtuesit e mjeteve të transportit publik për shkelje të rregullave të qarkullimit Vetëm në një ditë janë vendosur 19 gjoba. Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, ku 6 persona janë vënë në pranga dhe 18 të tjerë janë gjobitur.

Policia rrugore ka nisur aksionin e kontrollit të zbatimit të rregullave prej drejtuesve të transportit publik. Vetëm këtë të shtunë u gjobitën 19 shoferë për shkak se ndalonin jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve.

Aksioni nisi pas monitorimit disa ditor të pikave të rrezikut, ku në aksin Tiranë-Durrës janë konstatuar dhe shkeljet më të shpeshta.Në pranga ranë 6 drejtues të mjeteve në gjendje të dehur dhe u pezulluan 18 leje drejtimi po për këtë shkak.

Policia e Shtetit bën me dije se në Unazën e Madhe automjeti tip 'Porche Panamera GTS' u konstatua duke bere gare ne shpejtesi. Pas ndjekjes e ndalimit nga Policia Rrugore ne zonen e Saukut, rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte nen efektin e alkoolit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjoba-transportit-publik-19-shofere-shkaktonin-rrezik-ne-rrugen-tirane-durres

Free Traffic Exchange