Shengjini, gati per te pritur pushuesit

2018-05-12 1

Paralajmërimi për temperatura të larta që në muajin Prill ka vënë në lëvizje vendorët në Shëngjin. Pastrimi i rërës dhe shëtitores ka përfunduar. Kaq ka mjaftuar që të hapen edhe bizneset e shërbimeve.

Në ndihmë të punonjësve të shërbimeve që dhe njësisë administrative Shëngjin kanë shkuar edhe një pjesë e administratës. Nënkryetarja e Bashkisë, Alfrida Marku thotë se këtë vit është ndërhyrë më herët të ndikuar edhe nga interesi i vizitorëve.

Administratori i Shëngjinit, Tonin Uldedaj thotë se po bashkëpunohet edhe me biznesin për të pritur mirë vizitorët e Pranverës. Gjatë kësaj periudhë në Shëngjin nuk mungojnë edhe turistët. Kjo zonë është një prej destinacioneve në turet e tyre turistike.

Free Traffic Exchange