Report TV - Mosbindja civile, Balla: E sigurt, Bashën nuk do ta ndjekë njeri mbrapa

2018-05-12 1

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në një takim që u zhvillua në Elbasan për të konsultuar me grupet e interesit strategjinë kombëtare të punësimit. Një nismë kjo e Grupit Parlamentar të PS, për rritjen e mëtejshme të punësimit dhe adresimin e tij sipas nevojave të tregut. Në fjalën e tij, Balla u shpreh se ndihma ekonomike është një zgjidhje e përkohshme dhe se ajo nuk të shpëton, por thjeshte të zgjat vuajtjen.

Ilaçi më i mirë për familjet e varfra në Shqipëri nuk është ndihma ekonomike, por kapacitetet e ekonomisë sonë, vendimmarrja dhe politikbërja jonë që ti shkëpusim nga ndihma ekonomike, për ti futur në punësim
Balla gjatë fjalës së tij ka ironizuar edhe mosbindjen civile të opozitës, ku tha se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017.

Ky është i pari që e ka filluar ?mosbindjen civile?, pastaj po e ndoqi njeri mbrapa mirë. E sigurt që nuk do ta ndjekë njeri mbrapa