Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emigrantët po kthehen për të festuar në shtëpi Pashkën Ortodokse! Mbrëmja e së premte, riktheu fluksin në pikat kufitare me Greqinë.
7200 persona shqiptarë e të huaj hynë në 24 orët e fundit nga pika kufitare e Kapshticës, ku këtë të shtunë fluksi ishte i lartë duke krijuar radhë dhe pritje
Por ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit vihet një rritje e numrit të shqiptarëve që po udhëtojnë drejt Greqisë për të festuar me familjarët që jetojnë e punojnë përtej kufirit. Në 24 orë, traun e doganës në Kapshticë e kanë kaluar mbi 4100 shqiptarë e të huaj
Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur radhët, pala shqiptare punon me 5 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.
Më e qetë paraqitet situata në Kakavijë. Në 24 orët në pikën kufitare jugore kanë hyrë 4300 persona ndërsa 3213 të tjerë kanë dalë drejt Greqisë
Shtim i lëvizjes raportohet edhe në Pikën kufitare të Murriqanit, ndërsa pikë i lëvizjes shënohet në orët e mbrmjes
KAPSHTICË
Hyrje shqiptarë e të huaj 7200
Dalje shqiptarë e të huaj 4133
KAKAVIJË
Hyrje shqiptarë e të huaj 4300
Dalje shqiptarë e të huaj 3213
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pashket-sjellin-dhe-radhet-ne-kufi-me-greqin