Pas deputetes së LSI, Kejdi Mehmetaj, edhe deputetja Floida Kërpaçi ka deklaruar se në aksionin e ardhshëm opozita do të bllokojë Kryeministrinë. Në studion e Report Tv, deputetja Kërpaçi theksoi se pjesëmarrja në aksionin e radhës të opozitës do të jetë e jashtëzakonshme, duke shtuar se janë qytetarët ata që kërkojnë të protestojnë.
Sipas saj, revolta qytetare do të bllokojë Kryeministrinë, zyrat e ministrave, deri sa ata të kuptojnë se janë në atë karrige për t?u shërbyer atyre.
?Revolta e qytetarëve do shkojë deri në atë lloj përmase, e ardhur kjo nga qytetarët, duke u bashkuar dhe ne me ta. Do bllokojmë Kryeministrinë, zyrat e ministrave, deri sa t?i bëjmë të kuptojnë se janë në atë karrige për të punuar për qytetarët. Do të ketë protesta të ndryshme, të koordinuara nga qytetarët, sipas nevojës dhe problemeve që kanë. Pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme, sepse edhe ndjenja e inatit dhe mërzisë ndaj qeverisë ka arritur në nivele alarmante?