http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edicioni I dytë I South Outdoor Albania është mirëmenduar, e prenotimet për dashamirësit e sporteve kanë nisur. Ashtu sikurse edhe vitin e shkuar të gjitha bashkitë e jugut janë bërë bashkë me kooperacionin gjerman për të nisur sezonin turistik në rivierën jugore më 27 prill.
Edicioni i parë i festivalit që çeli sezonin turistik në jug të Shqipërisë u zhvillua në Pilur e pati një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Këtë vit ne dëshirojmë që t?ju prezantojmë jugun e mrekullueshëm të Shqipërisë nga Vunoi. Aty është pika e takimit të pjesëmarrësve që kanë nisur të prenotojnë që në ditët e para të prillit.
I pyetur nëse do të ketë ndryshime nga edicioni I shkuar Cassens, theksoi se turizmi kulturor do të ketë më shumë vëmendje.
Kemi bashkëpunuar me aktorë të qeverisë dhe privatë. Bashkitë në jut të vendit janë treguar të gatshme që t?I zhvillojmë gjithë aktivitetet sportive gjat gjirit jugor, por me rëndësi të madhe këtë vit është edhe turizmi kulturor. Ëhst ëe rëndësishme që përtej detit në jug të Shqipërisë gjen thesare, nisur nga ushimi dhe banesat apo veshjet karakteristike. Më shumë vëmenjde për kulturën këtë vit.
Festivali ku çelet sezoni veror në jug të vendit pritet të mbledh mijëra shqiptarë e të huaj, që ashtu sikurse vitin e shkuar I nisën prenotimet më herët për këtë ngjarja që përfshin gjithë bashkitë e jugut nën kryefjalën e një turizmi më cilësor.