http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Bazën Ajrore të Farkës është përkujtuar 2-vjetori i rënies në detyrë të dy ?Dëshmove të Atdheut?, kapiten Florian Deliut dhe toger Donald Hoxhës, të cilët humbën jetën në një aksident ajror gjatë kryerjes së detyrës.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në ceremoni, bëri me dija se, në funksion të rritjes së sigurisë për Forcën Ajrore, ashtu si dhe në forcat e tjera vijon procesi i reformimit dhe i modernizimit.
?Pavarësisht armës ku bëjnë pjesë dhe frontit ku shërbejnë, që në momentin e parë një ushtarak vesh uniformën dhe merr përsipër angazhimin solemn, duke qenë i gatshëm për t?i shërbyer atdheut, duke sakrifikuar atë që është më sublime, jetën, për kombin, popullin dhe vendin e tij. Ky angazhim solemn i një ushtaraku na detyron të gjithëve të kujtojmë me respekt sakrificën e atyre që jeta ju pre shkurt, ju pre në lule të moshës, por edhe gjithë të tjerëve që i shërbejnë atdheut të përbashkët dhe që kanë marrë përsipër rreziqet që ju cenojnë jetën.?
Më pas, ministrja së bashku me Shefin i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade, Bardhyl Kollçakun, drejtuesin e Forcës Ajrore, Kuto Hasanin, si dhe familjarë e të afërm të dëshmorëve vendosën kurora dhe buqeta me lule në memorialin kushtuar pilotëve të rënë në Bazën Ajrore të Farkës.