Kosovë, 11 zyrtarë nën akuzë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Prokuroria Speciale e Kosovës, pas një periudhe të gjatë hetimesh, ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave të përfshirë në një skandal të përgjimeve i njohur si rasti ?Pronto?.



Kjo aferë është zbuluar nga mediat kosovare në vitin 2011-2012 dhe 2016 kur janë publikuar mijëra biseda të përgjuara të ish krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe planeve të tyre për të garantuar ndere politike.



Hetimet kanë nisur në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit ku ministër atëkohë ishte Fatmir Limaj, ndërsa zëvendësministër, Adem Grabovci, tashmë njëri nga të akuzuarit. Në përgjimet e bëra publike duket qartë edhe përfshirja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, por ndaj tyre deri më tani Prokuroria nuk ka urdhëruar asnjë masë.



Në njoftimin e Prokurorisë Speciale, bëhet e ditur se 11 zyrtarët akuzohen për kryerjen e veprës penale: ?shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës?.



Të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat zyrtare duke bashkëpunuar mes tyre për dhënien e privilegjeve dhe përparësive të jashtëligjshme personave, të cilët kanë konkurruar në pozicione të larta zyrtare.



Më tej thuhet se ?në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporteve personale.?