Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I ndodhur prej një muaji në qelitë e burgut për ?shpërdorim detyre? dhe ?korrupsion?, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë. Xhika pretendon pafajësi. Ndërsa mësohet se rruga Tiranë-Elbasan do të kushtonte 407 mln usd.
Në rekursin që ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, depozitoi në Gjykatën e Lartë, Dashamir Xhika shprehet se është i pafajshëm dhe nuk përbën rrezikshmëri. Prej më shumë se një muaji Xhima dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku, ndodhen në qelitqë e burgut, pasi akuzohen për ?korrupsion? dhe ?shpërdorim detyre?, në lidhjet me abuzimet për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Prokuroria i akuzon se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 mln dollarë, ndërsa kjo rrugë do të kushtonte 407 milionë dollarë, deri në përfundimin e saj, sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2011 mes shtetit dhe bankës islamike
Në pretendimin e tij, që ndodhet në rekursin e depozituar në Gjykatën e Lartë, Xhika thotë se nuk mund të prishë provat nëse hetohet në liri dhe gjithashtu nuk ka mundësi të ndikojë tek dëshmitarët.
Të tjera argumente janë ato të të arsimit të lartë jashtë vendit dhe që është person me integritet dhe është i padënuar më parë. Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Më 4 dhe 27 shkurt, në 2 vendime, Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Apeli i së njëjtës gjykatë vendosën masën e sigurisë ?arrest me burg? për të dhe 2 ish-vartësit Alite dhe Qorduku.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/Dashamir%20Xhika%20k%C3%ABrkon%20lirin%C3%AB%20n%C3%AB%20Gjykat%C3%ABn%20e%20Lart%C3%AB