Në Bazën Ajrore të Farkës është përkujtuar 2-vjetori i rënies në detyrë të dy ?Dëshmorëve të Atdheut?, kapiten Florian Deliut dhe toger Donald Hoxhës, të cilët humbën jetën në një aksident ajror gjatë kryerjes së detyrës.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në ceremoni, bëri me dija se në funksion të rritjes së sigurisë për Forcën Ajrore, ashtu si dhe në forcat e tjera vijon procesi i reformimit dhe i modernizimit.
?Ashtu si edhe një pjesë tjetër e ushtrisë, tanimë në NATO edhe arma e aviacionit ndodhet në një proces reformimi dhe modernizimi, për rritjen e performancës dhe kapaciteteve tona në hapësirën ajrore. Specifika e profesionit të ushtarakut është përkushtimi dhe gatishmëria për të sakrifikuar edhe jetën e tyre. Pavarësisht armës ku bëjnë pjesë dhe frontit ku shërbejnë që në momentin e parë një ushtarak vesh uniformën dhe merë përsipër angazhimin solemn duke qenë i gatshëm për t'i shërbyer atdheut, duke sakrifikuar atë që është më sublime, jetën, për kombin, popullin dhe vendin e tij.