Ora News - Përkujtohen dy “Dëshmorët e Atdheut”, kapiten Deliu e toger Hoxha

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ashtu si Forca detare edhe ajo ajrore ndodhen në një proces reformimi, jo vetëm sa i përket trajnimit por edhe shtimit të përdormit të pajisjeve që janë shtuar me kalimin e kohës. Në dy vjetorin e rënies në detyrë të dy ?Dëshmove të Atdheut?, kapiten Florian Deliut dhe toger Donald Hoxhës ministrja Xhaçka, vlerësoi përkushtimin dhe sakrificën e ushtarakut.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nga baza ajrore e Farkës deklaroi se Forca ajrore është në një proces reformimi, në funksion kjo të rritjes së sigurisë. Në 2-vjetorin e rënies në detyrë të dy ?Dëshmorëve të Atdheut?, kapiten Florian Deliut dhe toger Donald Hoxhës ministrja vlerësoi përkushtimin dhe sakrificën e ushtarakëvë që kanë dhënë edhe jetën në krye të detyrës.

Olta Xhaçka: ?Ashtu si edhe një pjesë tjetër e ushtrisë, tanimë në NATO edhe arma e aviacionit ndodhet në një proces reformimi dhe modernizimi, për rritjen e performancës dhe kapaciteteve tona në hapësirën ajrore.

Specifika e profesionit të ushtarakut është përkushtimi dhe gatishmëria për të sakrifikuar edhe jetën e tyre. Pavarësisht armës ku bëjnë pjesë dhe frontit ku shërbejnë që në momentin e parë një ushtarak vesh uniformën dhe merë përsipër angazhimin solemn duke qenë i gatshëm për ti shërbyer atdheut, duke sakrifikuar atë që është më sublime, jetën, për kombin, popullin dhe vendin e tij.

Më pas, ministrja Xhaçka së bashku me Shefin i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade, Bardhyl Kollçakun, drejtuesin e Forcës Ajrore, Kuto Hasanin, si dhe familjarë e të afërm të dëshmorëve vendosën kurora dhe buqeta me lule në memorialin kushtuar pilotëve të rënë në Bazën Ajrore të Farkës.

?Dëshmorët e Atdheut?, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha ranë në krye të detyrës dy vite më parë, si pasojë e rrëzimit të helikopterit EC -145 në Grizhë të Malësisë së Madhe, gjatë një fluturimi stërvitor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perkujtohen-dy-deshmoret-e-atdheut-kapiten-deliu-e-toger-hoxha