Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për 58-vjeçarin Fatmir Cenaj, i cili akuzohet për vrasje. Ky shtetas vrau pak ditë më parë ish-kryetarin e fshatit Rehovë të Poliçanit, 57-vjeçarin Jonuz Banaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e 3 prillit pas një konflikti për shkaqe pronësie, ndërsa autori i krimit doli sot para trupës gjykuese, kryesuar nga Lutfie Çela dhe prokuror i çështjes Tasim Puci.
Pas një konflikti për pronësinë 58-vjeçari ka qëlluar më armë zjarri ish-kryetarin e fshatit, shtetasin Jonuz Banaj, banues në Rehovë, Poliçan. Ish-kryetari i fshatit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra.