Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Besimtarët ortodoksë të qytetit të Vlorës kanë kremtuar të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.
Gjatë pasdites së të premtes, nga kisha e Shën Theodhorit në Vlorë është organizuar riti i kalimit nën epitaf dhe varrimi i Krishtit, pjesë e të cilës janë bërë qindra qytetarë të Vlorës.
Me një marshim të heshtur, qindra persona kanë bërë parakalimin tradicional në rrugët kryesore të qytetit.
Epitafi ka filluar nga kisha, për të vijuar me pas me ritualin në rrugët e qytetit të Vlorës, ndërsa kësaj ceremonie i janë bashkuar dhjetra qytetarë të Vlorës.
Procesionin e ka udhëhequr At Konstandin Prifti, ndërsa e Premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t?u ringjallur të dielën e Pashkës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/besimtaret-ortodokse-kremtojne-te-premten-e-zeze-ne-vlore