Report TV - Xhafaj: Grupe brenda dhe jashtë vendit tentojnë të destabilizojnë Shqipërinë

2018-05-12 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv se grupe brenda dhe jashtë vendit po tentojnë të destabilizojnë vendin. AI tha se policia shqiptare në bashkëpunim me Shërbimin Informativ dhe agjencitë partnere kanë parandaluar ngjarje të cilat sipas tij nëse do realizoheshin do kishin pasoja rë rënda. Ministri i Brendshëm nuk dha detaje konkrete se cilave ngjarje iu referohej.

Duhet të bëjmë dallim mes protestës së ligjshme dhe dëshirës për të protestuar dhe interesit që mund të kenë grupe të caktuara brenda dhe jashtë vendit për të destabilizuar vendin. Për të destabilizuar vendin padyshim që ka interesa, që do dëshironin të krijonin destabilitet, brenda dhe jashtë vendit.

Ka pasur një rrezik të shtuar në javët që lamë pas, forcat e policisë, agjencitë ligjzbatuese në vend, shërbimi sekret, agjencitë partnere kanë përballuar më së miri disa ngjarje që nëse do ndodhin do kishin pasoja të rënda. Kemi angazhuar një pjesë të mirë të policisë, shërbimit sekret e agjencive të tjera, të cilat janë të përfshira në këtë proces në parandalimin, vëmendjen e shtuar për të qenë të kujdesshëm dhe për të përballuar mundësitë që ekzistojnë potencialisht për ngjarje të rënda.

Free Traffic Exchange