Lëvizjet në SHISH, Paloka: Drejtuesit e rinjë, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit

2018-05-12 1

Lëvizjet e fundit në Shërbimin Informativ Shtetëror, nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka i komenton si kapje të këtij institucioni nga kryeministri Rama. Në një komunikim për gazetarët, Paloka tha se kreu i komanduar i Shish, Helidon Bendo ka lëvizur drejtuesit të cilët kanë pasur raportet mbi drogën.

?Jo rastësisht janë ata drejtues të SHISH, që kanë hartuar të gjithë raportet që lidheshin me trafikun e drogës në Shqipëri dhe kryesisht me emrat e drejtuesve implikuar që lidheshin me këtë trafik. Arrijmë në konkluzionin se Rama arriti të marrë dhe SHISH në duart e tij. Duket se nuk do të kemi më as në distancë akte që të vënë para përgjegjësisë dhe para drejtësisë ata që janë përgjegjësit kryesorë të kultivimit dhe trafikimit të drogës"