Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendimi i Komisionit të Europës për çeljen e negociatava për Shqipërinë do të varet nga arritjet në përmbushjen e 5 prioriteteve dhe jo në klimën e brendshme politike. Ambasadori i Britanisë në Tiranë, Norman Dunkan nga Shkodra veçoi mes tyre luftën ndaj krimit të organizuar si një fenomen të rrezikshëm dhe efekte në të gjithë shoqërinë. Në këtë pikë, ai thekson rëndësinë e sekuestrimit të aseteve kriminale, si pjesa ku u dhemb më shumë. Përfaqësuesi i Londrës në Tiranë foli për forcim të bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën ndaj krimit të organizuar, duke theksuar edhe nje herë se mbi 700 shqiptarë vuajnë dënimet në burgjet britanike për vepra të rënda kriminale dhe rreth 70 e tyre janë nga veriu.
Aksioni i përshkallëzuar opozitar për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Norman Duncan nuk do të ndikojë në vendimin për çeljen e negociatave mes Shqipërisë e Bashkimit Europian, pasi siç shprehet i dërguari i Londrës, dakordësia politike nuk është kriter për procesin.
Norman: Vendimi përfundimtar do të merret në qershor gjatë Këshillit të BE dhe në vetëvete fakti që ka mosdakordësi politike nuk e pengon një shtet që të bëhet pjesë e BE, nuk është një nga kriteret e anëtarësimit.
Referuar protestës së djeshme të opozitës, Ambasadori thotë se protesta është e drejtë e çdokujt por asnjë kauzë nuk justifikon dhunën.
Norman: Qëndrimi është që çdokush ka të drejtë të protestojë, por e rëndësishme është që këto protesta të jenë paqësore pasi asnjë shkak apo kauzë nuk e justifikon përdorimin e dhunës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/norman-mosdakordesia-politike-nuk-e-pengon-nje-shtet-te-jete-pjese-e-be