Gjykata liron ish-gruan e Mirit të Xhikes pas arrestimit të djeshëm për t'u ekstraduar në Itali

2018-05-12 1

Manjola Prifti, ish-bashkëshortja e Mirit të Xhikes është lënë e lirë nga Gjykata e Tiranës. Ajo u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi është dënuar për trafik droge në shtetin Italian. Gjyqtari Arben Micko ka vendosur që ndaj 43-vjeçares të caktohet masa e sigurisë detyrim paraqitje, gjatë shqyrtimit të cështjes për ekstradimin e saj. Këtë masë sigurie ka kërkuar edhe Prokuroria e Tiranës. Burime nga Prokuroria sqaruan se ndaj Manjola Priftit është kërkuar masa ?detyrim? paraqitje për faktin se nuk përbën rrezikshmëri për tu larguar apo shmangur procesit gjyqësor.

Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale ?Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?.Sipas drejtësisë italiane, fitimet e nxjerra nga aktiviteti kriminal, Manjola Prifti i ka investuar duke ligjëruar ato në biznese të ndryshme. Manjola Prifti është një personazh jo pak i njohur, pasi ka qenë bashkëshortja e Mirit të Xhikës (Fatmir Rama) i vrarë në Tiranë nga një atentat 15 vjet më parë në ambientet e "Kartodromit", biznesit në pronësi të tij në Lundër.

Miri i Xhikes ka qenë një prej kokave të trafikut të drogave të forta nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE. Aktivitetin e paligjshëm, Fatmir Rama, sipas autoriteteve italiane, e kryente në bashkëpunim me bashkëshorten Manjola Prifti. Çifti, paratë e drogës të fituara në Itali dhe vende të tjera i investoi në biznese në Tiranë. Pas vrasjes së Mirit të Xhikes, e gjithë pasuria kapitale dhe monetare, i kaloi bashkëshortes së tij Manjola Prifti, e cila disa vite më parë ndërtoi në fshatin Vaqarr edhe diskotekën "Doberman Club" në të cilën ishte pronare e vetme e saj.