Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Viron Robaj, i ashtuquajturi skafisti i tragjedisë së 9 janarit 2004 ku humbën jetën 21 persona dhe 7 të tjerë u zdukën, po përballet sërish me drejtësinë shqiptare e cila e ka dënuar një herë në mungesë me 25 vite burg.
Robaj u shpall fajtor në mungesë për dhënie të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit me pasojë vdekjen, posedim dhe prodhim të dokumenteve false të identifikimit? dhe ?zëvendësim personi?. Aktualisht ndodhet në burg pasi u kap dhe ekstradua nga Italia në vitin 2015, pas një arratie 11 vjeçare.
Skafisti i tragjesisë së shkodranëve, përballet me akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit, në një proces ku prokuroria e Vlorës përfaqësohet nga Hygert Lamaj.
Në seancën e parë të mbajtuj në gjykatën e Vlorës të enjten e 5 prillit, Robaj u përfaqësua vetëm nga avokati Edmond Dëma, ndërsa trupa me relator gjyqtarin Florent Fuçia, dëgjoi ndër të tjera edhe pretendimet e palëve, mes tyre familjarë të viktimave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nis-rigjykimi-i-skafistit-te-tragjedise-se-9-janarit