Ora News - Paloka: SHISH para skandalit, agjentët që raportuan drogën zëvendësohen me sigurimsa

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike thotë se Kryeministri Edi Rama, në vazhdën e kapjes së institucionve të pavarura ka kapur dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Nënkryetari Edi Paloka, tha se me urdhër të drejtorit në detyrë Helidon Bendo, SHISH, refuzon dhënien e çertifikatave të sigurisë për anëtarët e komisionit hetimor për çështjen Tahiri, duke penguar punën. Paloka tha se Bendo, ka hequr agjentët që kanë raportuar drogën dhe i ka zevendësuar me sigurimsa.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi Shërbimin Informativ Shtetëror se po pengon punën e komisionit hetimor për çështjen "Tahiri". Paloka tha se kryetari Helidon Bendo, ka ndikuar që anëtarët e Komisionit Hetimor të mos pajisen me çertifikatë sigurie.

Paloka: Shprehet personi që ka kthyer përgjigje që nuk mund të jepet çertifikata e nivelit tepër sekret në një kohë kaq të shkurtër. Në fakt ne nuk kemi kërkuar këtë çertifikatë, kemi kërkuar një çertifikatë që është dhënë gjithnjë, çertifikata e përkoheshme për rastet kur është kërkuar dhe është për këtë raste që jepet me urgjencë. Rezulton që për herë të parë kreu në detyrë i SHISH ka ndërhyrë direkt vetë për të kthyer këtë përgjigje.

Paloka tha se Bendo ka hequr nga Shërbimi Informativ Shtetëror të gjithë ata agjent që kanë raportuar drogën dhe i ka zëvendësuar me bashkëpuntorë të sigurimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paloka-shish-para-skandalit-agjentet-qe-raportuan-drogen-zevendesohen-me-sigurimsa